Xhaferri fton qytetarët e Durrësit në protestë: Më 26 maj ndryshon llogaridhënia sipas Ramës

2018-05-24 0

Partia Demokratike Durrës u bën thirrje demokratëve ti bashkohen protestës së 26 maj. Kreu i Demokratëve të Durrësit, Ferdinand Xhaferri si edhe deputeti i qarkut Oerd Bylykbashi organizuan takime me mbështetës të partisë në lagjet e qytetit ku u diskutua për gjendjen problematike, sipas tyre me të cilën po përballet vendi për shkak të maxhorancës aktuale.

Gjatë fjalës së tij, Xhaferri tha se ka përfunduar tashmë koha kur qeveria mund të japë llogari sipas standardit të Edi Ramës duke theksuar faktin se ka ardhur koha që vetë qytetarët të kërkojnë llogari.