Report TV - Aksident i trefishtë në Shkodër, ndërron jetë 62-vjeçari

2018-05-24 0

Një aksident është regjistruar vetëm pak minuta më parë ne aksin Shkodër?Bushat. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se mjeti tip ?Benz? Me targë AA 802 JA, mjeti tip ?Peugeot? me targë AA 019 FF dhe mjeti tip ?Opel? me targë AA 332 EK janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", Ludovik Malota, 62-vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër.

Ndërkohë janë plagosur dy pasagjeret e mjetit ?Benz?, D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar me makina të rastit në spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi shërbimi i urgjencës ka mbërritur me vonese në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit