Nxënësit e shkollës së mesme profesionale ?Ndre Mjeda? në Bushat të Shkodrës kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.
Ato kanë bojkotuar mësimin pasi që prej fillimit të vitit akademik nuk kanë marrë bursat nga ana e Ministrisë së linjës dhe bashkisë Vau i Dejës.
Drejtoria thote që janë kryer të gjtha procedurat ne kohe dhe pritet miratimi brenda pak ditesh.
Janë mbi 150 nxënës që përfitojnë bursa nga të cilët 107 nuk i kanë marrë, ndërsa pjesa tjetër që ushqehet në konvikt i ka automatikisht të kompensuara.