Ora News - Parlamenti përpara protestës së 26 majit

2018-05-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe këtë të enjte, parlamenti u mbyll si në 4 javët e kaluara, me fjalimin e kreut të demokratëve Lulzim Basha në Facebook dhe braktisjen e sallës nga opozita. Në fjalën e tij Basha u shpreh se negociatat nuk hapen pa zgjedhje të lira e të ndershme dhe për këtë ftoi qytetarët të dalin në protestë. Në kundërpërgjigje, Kryeministri i bëri thirrje qytetarëve se kush shkon në protestë është kundër integrimit të vendit.
Me të njëjtin skenar si në 4 javët e fundit, kreu i opozitës Lulzim Basha përfundoi fjalimin në parlament dhe së bashku me Partinë Demorkatike e braktisi atë.

Në fjalimin e tij, Basha tha se me rastin Xhafaj Kushtetuta ka rënë.

Sa për rezolutën që maxhoranca kishte sjellë për votim, Basha u shpreh se negociatat nuk hapen pa zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha: E vërteta është se kushtetuta ka rënë, se Kodi Penal ka rënë, se Kodi i Procedurës Penale ka rënë, se ligji antimafia ka rënë. Negociatat nuk hapen pa e ndarë qeverisjen nga krimi. Nuk hapen negociatat pa zgjedhje të lira e të ndershme. Ju jeni tradhtarët e vërtetë të popullit, prandaj i ftoj të gjithë shqiptarët pa dallim, bashkohuni me qindra mijëra protestuesit ditën e shtunë me 26 maj ta clirojmë Shqipërinë nga qeveria e lidhur me krimin.
Mungesën në votimin e rezolutës, kryeministri Edi Rama e quajti si një dëshmi se opozita po punon kundër integrimit. Nëpërmjet foltores së Kuvendit, Rama u tha qytetarëve se kush shkon të shtunën në protestë, është kundër hapjes së negociatave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ruci-ka-nderprere-seancen-gazetaret-jashte-basha-percjell-fjalimin-ne-facebook

Free Traffic Exchange