Report Tv - Grabitet Prokuroria e Durrësit, autorët vjedhin dokumente nga zyrat e prokurorëve

2018-05-24 0

Prokuroria e Durrësit ka rënë sërish pre e grabitjes për herë të dytë brenda muajit. Mësohet se persona të maskuar janë futur gjatë natës në ambientet e Prokurorisë dhe kanë marrë disa dokumente, ndërsa burimet i thanë Report Tv se dyshohet të jenë dosje korrupsioni, që lidhen me pronat.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se është grabitur zyra e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu, ku autorët kanë marrë dokumente me rëndësi, dosje origjinale hetimore, si dhe kompjuterin e prokurorit dhe të oficerit të policisë gjyqësore.