Ora News - Nis verifikimi pasuror për Geron Xhafën, vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj

2018-05-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një javë pasi regjistroi procedimin penal për trafik të lëndëve narkotike ne bazë të një audiopërgjimi të publikuar nga PD, për Agron ose Geron Xhafajn Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin pasuror për vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi prodecimin penal për veprën penale të ?Trafikimit të narkotikëve? pas publikimit të audiopërgjimit nga Partia Demokratike ku nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si ?Bashkëpunëtori X? dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Më 17 maj 2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të ?Trafikimit të narkotikëve? parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Ndërsa më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të ?Kallëzimit të rremë?, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-verifikimi-pasuror-geron-xhafen

Free Traffic Exchange