Për të dytën herë brenda dy javësh, Prokuroria e Durrësit dhe materialet e saj janë grabitur. Mbrëmjen e së mërkurës, persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në institucion duke përdorur dritaret e tualetit të cilat ishin lënë të hapura.
Më pas, autorët kanë thyer derën e serverit duke e shkatërruar plotësisht dhe marrë nga aty pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë dhe disa materiale të tjera që nuk specifikohen nga Prokuroria. Pre e grabitësve ka qenë dhe zyra e prokurorit Afrim Shehu, i cili bën pjesë në njësinë Task-Forcë.