Ora News - Audio përgjimi, Rama: Tallje që synon destablizimin e vendit

2018-05-24 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend foli edhe për audio përgjimin. Duke paralajmëruar se rezultatit i analizës shkencore ai tha se videopërgjimi është i fabrikuar.

Rama: Fatmirësisht në fatkeqsinë e vet, historia e këtij audio përgjimi ka një fund të qartë dhe të padiskutueshëm nga askush, sepse nuk bëhet fjalë për opinion, bëhet fjalë për një provë konkrete që ose është autentike ose e fabrikuar. Këtë nuk ka nevojë ta thotë askush këtu në Shqipëri fare dhe është qesharake. Unë e di rëezultatin se e kam kërkuar që atë ditë, por ajo që thuhet që ky e thotë këtë që prokuroria e kapur prej tij të thotë këtë? është qesharake.

Prokuroria thjesht duhet ta cojë atë material në një laborator shkencor të kujdo vendi partner me Shqipërinë. T'i bëjë analizën shkencore dhe këtu nuk është çështje opinioni, është me barrë apo duket si me barrë apo ka brenda jastik, këtu është cështje analize shkencore. Në një laborator shkencor që do të thotë është apo nuk është.

Unë që ju kam thënë publikisht që kjo është një histori banale dhe audiopërgjimi është palidhje fare me personin e akuzuar, po ju them që historia pas audio përgjimit është akoma më e hatashme. E shikoni, janë vetëm aktorë që luajnë aktorin. Kam shumë shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristët, regjisorët dhe producentët dhe nga këto ai ditëziu i rrugëve të Vlorës është si atë figurantët e neorealizmit italian. Ça ti thuash thotë! Më prapa historia është shumë herë më serioze sesa duket. Sidoqoftë tia lëmë Prokurorisë. Ajo që na duhet është të vijë përgjigjja e analizës shkencore. Jo nëpër kompani private jo në studio private etj., në një laborator shkencor në një vend partner të Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/audio-pergjimi-rama-tallje-qe-synon-destablizimin-e-vendit