Report TV - Shëngjin, rrugët e amortizuara, problem pa zgjidhje

2018-05-23 0

Rruga e Shëngjinit duket se do mbetet problem pa zgjidhje edhe këtë sezon turistik që do të çelet zyrtarisht këtë fundjavë. Segmenti prej 8 km nuk suporton dot fluksin e automjeteve që krijohet, ndërsa qendra e qytetit nuk i ngjan aspak një zone turistike për shkak të gropave që janë krijuar.

Operatorë turistik dhe banorë thonë se ky imazh ndikon negativisht në turizëm, teksa e quajnë të pa falshme mos ndërhyrjen nga organet kompetente.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj duke iu përgjigjur interesit të mediave mbi këtë problematikë, tha se Rruga e Shëngjinit nuk është në varësi të bashkisë dhe pse kjo e fundit e ka hartuar prej kohësh projektin e zgjerimit por proçedurat burokratike kanë sjellë këtë pengesë.