Report Tv - Shkodër/Projekt-vendimi për dëmshpërblimet, Ademi: Do evidentojmë dëmet

2018-05-23 0

Dhënia e pëlqimit për miratimin e vlerës së dëmeve për familjet e prekura nga përmbytjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar përgjatë muajit mars në zonën e Nënshkodrës, ishte një ndër pikat e diskutuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Shkodër. Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, bëri një relacion të vlerësimit të dëmeve të përmbytjeve.

Njësitë Administrative të Nënshkodrës, të prekura nga përmbytjet përgjatë muajit mars, kërkojnë të dëmshpërblehen, ndërsa pas miratimit të vlerësimit të dëmeve nga Këshilli Bashkiak, tashmë pritet për t?u parë nëse do të ketë kompensim të plotë edhe me institucionet qëndrore.