Report TV - Basha vazhdon ''bastin Babale'': Rama dhe Xhafaj po tentojnë ta blejnë me 200 mijë euro

2018-05-23 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë kërcënuar përmes kriminelëve dhe i kanë ofruar 200 mijë euro Albert Veliut, të njohur edhe si dëshmitari 'X' apo 'Babalja' për të përgënjeshtruar deklaratat pak ditë më parë për Agron Xhafajn.
Kryedemokrati u shpreh se çdo përpjekje e Xhafajt dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin 'X' dhe gazetarin Jetmir Olldashi i zhyt edhe më thellë, prandaj kërkoi nga shqiptarët që t'i bashkohen protestës së opozitës në datë 26 maj.

Akuza e Bashes megjithate perplaset me logjiken e fakteve qe nga momenti qe ajo çka Babale kishte per te thene dhe "provat" qe kishte mbledhur bashke me gazetarin Jetmir Olldashi, u bene te njohura prej disa ditesh ne gjithe mediat e vendit dhe mbi ato po heton dhe prokuroria. Pra nuk kuptohet se ç'heshtje duhet te blejne akoma qeveritaret