Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ditën e dytë e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri. Presidenti Meta prezantoi shkurtimisht zhvillimet ekonomike, potencialin e bashkëpunimit të biznesit dhe oportunitetet e investimeve për biznesin maltez në Shqipëri.
Presidenti i Republikës theksoi se nga historia e suksesit e ?modelit ekonomik? tëMaltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët më vital për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, siç janë turizmi, agro-industria, shërbimet financiare, ICT, etj.
Nga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë sëGozosshfaqi interes të madh në shkëmbimin e eksperiencave me përfaqësuesit e komunitetit biznesit shqiptardhe eksplorimin e projekteve të biznesit në tregun shqiptar dhe atë rajonal.
Forumin e Biznesit e përshëndetën dhe Ministri maltez i Ekonomisë dhe Biznesit e Vogël, z.Cardona dhe Ministrja për Gozon,znj. Caruana, të cilët vlerësuan Forumin si platformën e duhur për tënjohur më mirë potencialettona ekonomike dhe për të krijuar sinergjinë e nevojshme mes biznesit maltez dhe atij shqiptar për investimetendërsjellta.
Në përfundim të Forumit u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Presidentit tëDhomëstë Tregtisëdhe Industrisë së Tiranës, z. NikolinJaka dhe Presidentit të Dhomës sëTregtisë dhe Industrisë sëGozos, z. JosephGrech.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-merr-pjese-ne-diten-e-dyte-te-forumi-te-biznesit-malte-shqiperi