Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare pret që 28 vendet e Bashkimit Europian të lexojnë drejt raportin vjetor të Komisionit Europian.
Odeta Barbullushi, Drejtore e Kabinetit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme në intervistën e mbrëmjes në Ora News thotë se ky proces nuk ka kthim pas, fakt ky që sipas saj duhet ta ketë parasysh dhe Këshilli në vendimarrjen e qershorit.
Barbullushi: Kemi rekomandim shumë të qartë të Komisionit. E rëndësishme është që këto vendet të lexojnë raportin në të njëjtë frymë pozitive por duke pasur parasysh dhe potencialin tonë për të vazhduar me ecurinë e reformave dhe për të kuptuar se ky proces nuk ka rrugë kthimi pas, kam parasysh reformën në drejtësi, arritjet në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit. Është me rëndësi që këto vende të shohin nga afër dhe të krijojnë besim se ky progres është real dhe i prekshëm.
Ndërkohë nesër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës do të raportojë në seancën plenare për lobimin për hapjen e mundshme të negociatave në fund të qershorit por edhe ecurinë e prioriteteve që kanë dalë nga raporti vjetor i KE-së.
Barbullushi: Nesër në Kuvend do paraqesim leximin tonë sa i përket këtij raporti, vlerësimit që jep raporti për përmbushjen e masave, 5 prioritet kryesore në të gjitha fushat dhe reformat kyçe por po ashtu edhe sa i përket rekomandimeve që dalin nga ky raport dhe angazhimin që do marrim në vazhdim për përmbushjen e këtyre rekomandimeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/negociatat-barbullushi-28-vendet-e-bllokut-duhet-te-lexojne-drejt-raportin-e-ke