Ora News - Infrastruktura problem për turizmin

2018-05-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjendja e rrugëve që të çojnë në destinacionet turistike vijon të mbetet një problem i ndjeshëm për zhvillimin e turizmit në vend. Por Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për një turizëm të qëndrueshëm, tha se ky problem do të zgjidhet me paketën 1 mld dollarë. Ndërsa i bëri thirje subjekteve që të krijojnë kushte edhe për personat me aftësi të kufizuar.

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri i Ekonomisë dhe Finanacve premton se paketa 1 mld dollarë do të zgjidhë problemin e infrastrukturës për turizmin.

Duke folur në një aktivitet për turizmin, Ahmetaj tha se në bashkëpunim me privatin do të ndërtohen rrugë në të gjithë vendin.

Ahmetaj: Paketa prej 1 miliard dollarë, paketa e PPP, në këndvështrimin e rritjes së ndërlidhjes së konektivitetit bën një punë të konsiderueshme që në këndvështrimin tonë do të ndryshojë hartën e infrastrukturës në funksion të konektivitetit.

Ndër të tjera, Ahmetaj u bëri thirrje subjekteve që të krijojnë kushte të përshtatshme edhe për turistët me aftësi të kufizuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/infrastruktura-problem-turizmin