Retrospektiva e artit te Edi Hiles

2018-05-23 0

Ekspozitat në Galerinë Kombëtare të Arteve i ri-kthehen publikut. Pesë muaj kohë morri drejtori Erzen Shkololli për të na prezantuar standardin mbi të cilin do të funksionojnë ekspozitat nën drejtimin e tij.

Piktori i përzgjedhur për të shenjuar fillimin e punës së tij është Edi Hila. Është një retrospektivë e piktorit, vepra të cila, disa janë shfaqur në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, të tjera në ekspozitën botërore ?Dokumenta 14? dhe para këtij ekspozimi në sallën poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Arti i Edi Hilës gjatë dhe pas komunizmit është vendosur në një mjedis të ri-konceptuar në ndriçim, tavan dhe hapësirave ekspozuese të krijuara brenda të së njëjtës sallë. Për realizimin e saj drejtori Erzen Shkololli thotë se nuk janë mbështetur vetëm te buxheti i institucionit.

Për të përcjellë një ide më të saktë të asaj që prezantohet, autori, bëri një shpjegim të detajuar  për historinë e çdo tabloje.

?Edi Hila, Piktori i Transformimit?, nëntitulli i vendosur nga tre kuratorët, të qëndrojë e hapur në sallën kryesore deri në fund të Korrikut.

Free Traffic Exchange