Ora News - Hetimi Tatimor konstaton 50 mln lekë evazion fiskal për periudhën janar-prill

2018-05-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në katër muaj, dëmi ndaj buxhetit të shtetit si rezultat i informalitet dhe evazionit llogaritet në 50 mln lekë. Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar 12 mijë e 671 subjekte nga të cilat mbi 2 mijë kanë rezultuar me probleme. Penalitetet më të shpeshta kanë qenë për subjektet me mallra të pashoqëruara me faturë si dhe për mos lëshim të kuponit tatimor. Në lidhje me shkeljet e konstatuara janë arrestuar 12 persona.

Evazioni dhe informaliteti mbeten problem për ekonominë shqiptare.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në periudhën janar-prill ka kontrolluar 12 mijë e 671 subjekte, nga të cilat mbi 2 mijë janë konstatuar me shkelje që kapin vlerën e 50 mln lekëve.

Numri më i lartë i penaliteteve të vendosura sipas administratës tatimore ka qenë për mallra të pa shoqëruara me faturë tatimore.

Ndërsa përmoslëshim kuponi janë penalizuar 276 subjekte tregtare, nga të cilat 25 subjekteve u është mbyllur veprimtaria ekonomike për 30 ditë kalendarike.

Numër i lartë i subjektesh janë penalizuar për punonjës të padeklaruar në organin tatimor si dhe janë konstatuar pa licencë.

Drejtoria e Hetimit Tatimor, gjithashtu e ka përqendruar punën edhe në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes të veprave penale në fushën e tatim-taksave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimi-tatimor-konstaton-50-mln-leke-evazion-fiskal-periudhen-janar-prill