Ora News - Luan Rama: Qeveria po saboton hapjen e negociatave. Është koha e qytetarëve!

2018-05-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta e opozitës do të jetë një revoltë qytetare ndaj qeverisë që po bllokon çeljen e negociatave me sjelljen e saj autoritare. LSI pas mbledhjes së grupit parlamentar vendosi që kjo protestë duhet të jetë konstante, pasi është e vetmja mënyrë për t?u përballur me këtë mazhorancë.

Një ditë para seancës, deputetët e LSI kanë marrë porositë për protestën e opozitës këtë të shtunë dhe për sjelljen e saj në Parlament.

Numri dy i LSI-së, Luan Rama, u shpreh se protesta do të ketë formën e një revolte qytetare, por brenda rregullave ligjore.

Luan Rama: Ka një grup pune që po merret me detajet konkrete të organizimit të protestës. Ajo çfarë është e rëndësishme është forca qytetare, angazhimi qytetar dhe revolta qytetare për ta bindur qeverinë që ajo nuk është më qeveria e mazhorancës në këtë vend.

Për LSI-në, kjo revoltë qytetare duhet të jetë konstante ndaj qeverisë, pasi sipas Ramës mazhoranca me sjelljen e saj ka sabotuar çeljen e negociatave, duke legjitimuar autoritarizmin me fuqinë e kartonave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/luan-rama-qeveria-po-saboton-hapjen-e-negociatave-eshte-koha-e-qytetareve