Ministrja e Drejtësisë, gjatë fjalës së saj, u shpreh se "në Shqipëri sistemi i drejtësisë është rindërtuar nga themelet. Jo çdo njeri është dashamirës ndaj sistemit të ri për shkak se kanë shumë për të humbur. Rrjedhimisht, ndryshimet rrënjësore në sistemin ligjor shqiptar nuk lidhen vetëm me ligjet dhe rregullat, por edhe me zemrat dhe mendjen e njerëzve".
Më tej, përpara auditorit, ministrja Gjonaj deklaroi se ?jemi krenar që jemi asistuar nga një numër ekspertësh dhe akademikësh me experiencë, si edhe nga ekipi i CILC në ndryshime e mëdha që po ndërmarrim dhe të cilat qysh tani, kanë sjellë shumë zhvillime. Pa ndihmën e vendeve të tjera, qeveria dhe administrata publike do e kishte të vështirë të ndërmerrte reforma të një shkalle të tillë?.