Ora News siguron momentin e arratisjes së Mikel Kasës nga Gjykata e Vlorës

2018-05-23 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News ka siguruar një video nga momenti kur Mikel Kasa 29 vjeç u arratis sot nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Siç shihet nga këto pamje nga kamerat e sigurisë së Gjykatës ka qenë ora 10:22 kur i dënuari me 3.4 vite burg doli nga dera e Gjykatës duke vrapuar.

Në pamje duket gjithashtu se Mikel Kasën e ndjekin disa persona të tjerë. Ndërsa duket edhe një efektiv policie.

Mikel Kasa u arratis nga seanca gjyqësore, sapo u lexua vendimi që e dënoi atë me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar 29-vjeçari mori dënimin 3.4 vite.

Sapo 29-vjeçari dëgjoi vendimin e gjykatës, ai hipi në njërën tavolinat dhe më pas është larguar nga korridori i katit të dytë të Gjykatës duke përfituar edhe nga mungesa e forcave të rendit.

Kasa akuzohet për Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ora-news-siguron-momentin-e-arratisjes-se-mikel-kases-nga-gjykata-e-vlores

Free Traffic Exchange