Qershitë janë nga frutat e kësaj sitine, shija e të cilave është e parezistueshme.
Sot në emisionin ?Kush vjen për drekë?, blogerja e ushqimit Kristi Janku foli pikërisht për to. Në rubrikën e saj ?me duart e Kristit? blogera tregoi për përfitimet dhe të mirat shëndetësore të konsumit të qershive.
Qershitë përmbajnë vitaminë C, A dhe potas. Por, në të gjenden në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra.
Ndihmojnë shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe kanë efekte antiinflamatorë. Ato janë fruta shumë të mira për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi kanë shumë pak sheqer dhe kalori. Studimet kanë treguar se qershitë mund të reduktojnë dhimbjet e artritit.
Ato përmbajnë flavonoidë që kanë funsion antioksidues dhe luftojnë radikalet e lira. Lëngu i qershive këshillohet për ata që vuajnë nga pagjumësia, pikërisht sepse përmbajnë melatoninë.