'Sa bilbil je' - 'më shurdhove', palaço, deputetët e PD sherr te ligjet me Manjën

2018-05-23 0

Deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe sot, për të tretën ditë radhazi, punimet e Komisionit të Ligjeve, duke u bërë shkaktarë të debateve të forta. Demokratët vazhdojnë të mbajnë me forcë mendjen te akuzat e tyre ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit.

Dy zërat më të fortë në mbledhjen e sotme kanë qenë Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu, të cilët nuk kanë lënë kryetarin e komisionit, Ulsi Manja, të flasë dhe të vazhdojë mbledhjen.

Ata i kanë kërkuar Manjës një përgjigje pse nuk largohet Fatmir Xhafaj, kur vëllai i tij, Agroni, sipas opozitës, është i implikuar në trafikun e drogës. Pas debateve të ashpra dhe të bërtiturave nga deputetët e djathtë, Manja është detyruar të shtyjë mbledhjen për një ditë tjetër.

Balliu: Jeni mazhorancë memece.

Manja: Gjëma ka ndodhur te ju, por se keni kuptuar.

Balliu: Na thoni, a jeni dakord që të jetë ministër Xhafaj, që ka vëllain trafikant?

Manja: Po më shurdhove mo burrë. E kanë marrë vesh njerëzit se je deputet ka tre ditë.

Balliu: Na jepni përgjigje. Jeni një tufë kalamajsh, palaço.

Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhëne analisti Fahri Balliu.

Balliu: Ikni të gjithë se po vjen baba im këtu. E shikoni ku keni arritur te përmendni emra familjarësh. Jeni bere palaço. Pa folur unë këtu s?flet njeri.

Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.

Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote.