Ora News - Rehabilitohet qendra shëndetësore e Picarit në Gjirokastër

2018-05-23 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qendra Shëndetësore e Picarit në Gjirokastër, nga një ngrehinë e degraduar ndër vite, sot është kthyer në shërbim të 1600 banorëve të kësaj zone.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e sapo rehabilituar të njësisë administrative Picar, ku theksoi se qeveria ka përparësi fuqizimin e kujdesit parësor në të gjithë vendin.

Ogerta Manastirliu: ?Kemi nisur programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite dhe do të fillojmë këtë vit me 80 qendrat e para të cilat do të rehabilitohen dhe pajisen me standarte bashkëkohore në të gjithë vendin.?

Qarku i Gjirokastrës është një nga përfituesit më të mëdhenj të këtij investimi të qeverisë, pasi vetëm për këtë vit, pritet të rehabilitohen tërësisht 8 qendra shëndetësore.

Ogerta Manastirliu: ?Ne kemi 8 qendrave shëndetësore, nga të cilat 6 janë në bashkinë e Gjirokastrës dhe dy qendra shëdetësore të cilat janë planifikuar për tu investuar në Bashkinë e Përmetit edhe në Bashkinë e Tepelenës.?

Ministrja e Shëndetësisë tha se investimet për fuqizimin e kujdesit parësor kanë kthyer vëmendjen tek rëndësia e mjekut të familjes dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor me standarte në qendrat shëndetësore për qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rehabilitohet-qendra-shendetesore-e-picarit-ne-gjirokaster

Free Traffic Exchange