Ora News - Gjonaj e Xhafaj në Hollandë: Do pastrojmë sistemin e drejtësisë

2018-05-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është përshkruar si ?revolucionare? dhe ?e guximshme? nga ekspertët holandez, të cilët morën pjesë në një tryezë diskutimi.

Tryeza u organizua nga Ambasada shqiptare në Holandë dhe morën pjesë edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Drejtuesja e Ekipit të Euralius Agnes Bernhard dhe Eric Vincken, zëvëndësdrejtor i CILC.

Gjatë tryezës së diskutimit doli në pah që në vijim të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila ka si qëllim të rrisë profesionalizmin, eficencën dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Zbatimi i reformës në drejtësi është kryer me ndihmën e ekspertëve të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ekspertët që përfaqësojnë Holandën të emëruar nga Qendra për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (The Center for International Legal Cooperation (CILC).

Gjatë diskutimeve doli në pah që modeli shqiptar i reformës në sistemin e drejtësisë është një nga modelet më të mira për reformimin e sistemeve të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera.

Me zbatimin e reformës në drejtësi, Shqipëria ka tejkaluar në reformat e saj edhe reformat e ndërmarra nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. ?Reformat në Shqipëri, kurrësesi nuk mund të konsiderohen kozmetike dhe përkundrazi mund të quhen si një përpjekje e guximshme dhe unike në llojin e saj? deklaroi Robert Bosch, ish-Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe moderatori i tryezës së diskutimeve.

Në përgjigje të pyetjeve nga pjesëmarrësit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e bënë të qartë që çdo ndryshim i kryer si pasojë e reformës është konsultuar gjerësisht me organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë të interesuar nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili ishte treguesi më i mirë i zhvillimit të kulturës demokratike në vend.

Nga pjesëmarrësit u përmend edhe se reforma në drejtësi ishte një nga elementët kyç që bindi Komisionin Evropian për të rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, në cilësinë e ish-kryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi u shpjegoi të pranishmëve domosdoshmërinë për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, e kushtëzuar kjo nga niveli profesional, mënyra se si funksiononin institucionet drejtuese të sistemit, si dhe perceptimi negativ që publiku shqiptar kishte tek sistemi i drejtësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjonaj-e-xhafaj-ne-holande-do-pastrojme-sistemin-e-drejtesise

Free Traffic Exchange