Report TV - Sezoni turistik në Lezhë, Prendi: Problem, ujërat e zeza e zhurma akustike

2018-05-22 3

Në prag të çeljes zyrtare të sezonit turistik, prefektura e Lezhës ka organizuar një takim me përfasuesit e insitucioneve lokale. Problematikat që janë zhvilluar gjatë këtij takimi janë nga më të ndryshmet, duke nisur që tek pastërtia në plazhe, ujërat e zeza dhe ndotja akustike.

13 ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e sezonit turistik në zonën e Lezhës. Por prefektura e këtij qarku është kujtuar tani të bëjë bilancin e problemeve që sot përballet zona turistike.

Problemet e ngritura në prag sezoni janë, pastërtia në plazhe, eliminimi i derdhjes së ujerave të zeza në det, si dhe ndotja akustike, që për prefektin Gjergji Prendi, janë disa nga problemtikat që duhet të marrin zgjidhje gjatë këtij sezonit turistik.