Report TV - Nxori jashtë gazetaret, Dash Shehi: Braçe është 'bishti i kavallit'

2018-05-22 0

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe dje pas debateve me deputetin e PD-së, Flamur Noka iu hakërrye gazetarëve duke i nxjerrë nga salla. Prej ditës së djeshme kur nxori nga mbledhja e komisionit dy gazetaret Esiona Konomi dhe Marsela Karapanço, Braçe është vënë në qendër të vëmendjes. I ftuar në studion e Report Tv, deputeti Dashamir Shehi u shpreh se reagimi i Braçes erdhi pas situatës së tensionuar të shumicës, ndërsa sipas tij deputeti i PS është 'bishti i kavallit'.

Këta janë të gjithë të tensionuar, jo Braçe që është bishti i kavallit, nuk hynë në punë fare, është Spiropali Braçe, por Rama e patë çfarë tensioni tregoi për gazetarët. Janë të kapur të gjithë në faj. Videot janë të gjitha të vërteta. Të gjithë e dinë që vëllai i ministrit është një bandit, shkoi me këmbët e veta në Itali për të bërë 7 vite burg.

Dashamir Shehi
Përsa i përket deklaratave të deputetes së PS, Spiropali se PD po përgatit një puç, ai u shpreh se;

Le të punojë me ndonjë doganë, nuk komentoj Spiropalin, unë jam 60-vjeç, ajo është vajza ime

Dashamir Shehi