Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i Skënderbeu-t, Ilir Daja ka dal në konferencën për shtyp përpara duelit të fundit të këtij sezoni, atë përballë Vllaznisë. Një sfidë që është jetike për Vllazninë që kërkon pikë mbijetese. Megjithatë, Daja i ka idetë e qarta, skuadra do të futet në fushë për të fituar.
"Normalisht që nuk do të luajmë as për Vllazninë dhe as për ndonjë skuadër tjetër, por kemi politikat tona sepse unë po ju them se nëse do ta kishim mbyllur kampionatin me Kukësin, e njëjta gjë do të kishte ndodhur në vazhdimësi mbas mbylljes nga ana matematikore e titullit kampion. Kishim vendosur për t'i dhënë minutazh lojtarëve që kanë pasur pak minuta në këmbë gjatë kampionatit, si dhe lojtarëve të rinj që janë afruar në ekipin e parë nga skuadra e U-19.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/daja-i-vendosur-kunder-vllaznise-nuk-leshojm