Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zona e Shishtavecit njihet si një tjetër mrekulli natyrore në kufi me Kosovën dhe fare pranë me Kukësin por ndërtimi i HEC-eve në dhjetërvjeçarin e fundit dhe zërat për leje të tjera ndërtimi e kanë detyruar dhe Ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, të apelojë për të mos dhënë leje për HEC-et në këtë zonë.
E mrekulluar nga bukuria e zonës, Vlahutin apeloi edhe qytetarët që të mos braktisin zonën por të shohin të ardhmen tek agroturizmi.
Vlahutin: E kam parë kërtë segment rrugor dhe e kam ndjekur se çfarë kanë bërë me ujërat. Kur bëhet fjalë për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë mendoj se pikësëpari ajo duhet të ruhet sepse është një abitat mjaft unik natyror.Të them të drejtën doja të thosha se kjo është realisht ideja që ju keni investime për tu zhvilluar ekonomikisht për të mos u larguar, për të mos ikur nga Shishtaveci. Është pjesë e mrekullueshme e Shqipërisë dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm.
Shishtaveci është bërë i njohur jo vetëm për prodhimin e patates së shijshme por ai u bë shumë i dëgjuar kur një numër familjesh e braktisën atë, duke kërkuar azil në Gjermani.
Prej asaj kohe, zona ka qenë në fokus të projekteve të BE-së dhe projekti me vlerën më të madhe prej 500 mijë eurosh është ai për rikonstruksionin e rrugës që lidh zonën me Kosovën dhe Maqedoninë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlahutin-ne-kukes-jo-hec-eve-ne-shishtavec