Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në Maltë, në kuadër të ?Forumit të Biznesit Maltë ?Shqipëri?, i shoqëruar nga një delegacion me 31 përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Në ditën e parë të Forumit, që u çel me fjalimin e mirëseardhjes nga Presidentja e Maltës, Coleira ? Preca, Presidenti Meta në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha fushat mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe vuri theksin tek nevoja për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe investimet e ndërsjellta.
Presidenti i Republikës prezantoi para komunitetit të biznesit maltez potencialet dhe mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për investitorët e huaj në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Meta i ftoi investitorët maltez të vlerësonin oportunitetet investuese në Shqipëri për të gjitha avantazhet krahasuese që ofron ekonomia shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-fton-investitoret-e-maltes-ne-shqiperi