Rama: Zyrtare te larte te PD te lidhur me 613 kg kokaine

2018-05-22 0

Kryeministri Edi Rama e lidh aksionin e fundit opozitar me arrestimin e Arbër Cekajt në Gjermani. Në një intervistë dhënë për ABC News, kreu i qeverisë thotë se ka të dhëna që pas trafikimit të 613 kg kokainë nga Kolumbia janë të lidhur edhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike.

Qëndrimin e kryeministrit e përforcon një ditë më pas edhe kryetari i grupit parlamentar socialist që paralajmëroi fakte tronditëse.

Por Partia Demokratike i bëri një sfidë mazhorancës duke mohuar aludimet.

Gent Strazimiri: " Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në Partinë Demokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t?i arrestosh"!

Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka ende të dhëna nëse janë të përshirë zyrtarë apo politikanë në trafikimin e 613 kg kokainë. Për këtë çështje është arrestuar në Gjermani Arbër çekaj, administrator i kompanisë 'Arbri Garden', ndërsa në Tiranë mbahen në qeli Armando Pezaku, shofer i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxher i kompanisë.

Tv Klan