Ora News - Në qiell të hapur, familja me 4 anëtarë jeton në “shtëpinë” pa çati

2018-05-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër anëtarë të një familje në Sheq të Madh të Fierit jetojnë plotësisht në qiell të hapur prej tre muajsh pasi çatia e banesës u shemb nga stuhitë e marsit. Në kushte ekstreme dhe pa asnjë të ardhur, ata thonë se e kanë të pamudur të përmirësojnë jetën e tyre ndaj apelojnë për ndihmë, këdo që mundet.

Një familje me katër anëtarë në Sheq të Madh të Fierit jeton në qiell të hapur në kuptimin e parë të fjalës.

Xhemil Meto: Kjo është shtëpia ime.

Kjo është banesa e familjes Xhemil Metos nësë mund të quhet e tillë (shikoni videon).

Nga ndërtesa që dikur shërbente si çerdhe e më pas si shtëpi, kanë mbetur në këmbë vetem katër muret.

Çatia u shemb gjatë stuhisë së muajit mars, duke plagosur rëndë në atë kohë të zonjën e shtëpisë Bukurie Meton.

Prej asaj kohe, bashkëshortja dhe vajza e familjes flenë brenda një dhome të improvizuar, ndërsa kryefamiljari dhe djali i shtëpisë nën qiell të hapur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-qiell-te-hapur-familja-me-4-anetare-jeton-ne-shtepine-pa-cati

Free Traffic Exchange