Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar rikthimin në qeli të tre të rinjve që u lanë të lirë nga gjykata, pasi akuzoheshin për moskallzim krimi në lidhje me vrasjen e të riut Marvi Mihali. Prokurori Gjergj Tako i ka kërkuar gjykatës ndryshimin e akuzës për ta, nga moskallzim krimi në bashkëpunëtor në vrasje.
Prokuroria e Tiranës ndryshon qëndrim ndaj 4 të rinjve të ndaluar për vrasjen e të riut Marvi Mihali më 31 korrik 2017.
Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngritën akuzat, vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.
Tre të rinjtë që ishin me akuzë "moskallëzim krimi" u lanë të lirë, nga gjykata ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrane-22-vjecarin-nje-karikues-lirohen-3-te-arrestuarit-prokuroria-kerkon-rikthim-ne-burg