Ora News - Audio-përgjimi për Xhafajn, hetuesit zgjerojnë hetimin në qytetin e Vlorës

2018-05-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë audio-përgjimin ku dyshohet se është i përfshirë edhe vëllai i ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë mbërritur në qytetin e Vlorës për të kryer verifikime. Ndërkohë ende nuk është përcaktuar laboratori që do të kryejë ekspertimin e zërit në audio-përgjim.

Pasi kanë marrë dëshmitë e dy deputetëve të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, këshilltarit ligjor të kësaj partie Gazmend Bardhi, denoncuesit Albert Veliu dhe gazetarit Jetmir Olldashi, hetuesit kanë zbarkuar në qytetin e Vlorës për të hetuar atë çka pretendohet në audio-përgjim.
Mësohet se oficerët e Krimeve të Rënda kanë mbërritur në qytetin bregdetar, ku kanë kryer disa verifikime në lidhje me indentifikimin e personave që janë bërë pjesë të audio- përgjimit.
Nga ana tjetër Prokuroria pritet të zhvillojë një analizë me gjithë dëshmitë e dhëna për të vendosur me pas se kush do të thirret për të dëshmuar në vijim si dhe veprimet e tjera hetimore që do të kryhen, një prej të cilave edhe dërgimi për ekspertizë i zërave në audio-përgjim, nëse ato përkojnë me protagonistët.
Mesohet se deri tani ende nuk është përcaktuar laboratori që do të certifikoje autenticitetin e përgjimit.

Ndërkohë nga ana tjetër do të ekspertohen edhe materialet e dorëzuara nga gazetari Jetmir Olldashi dhe mjetet me të cilat ai ka kryer përgjimin, për të cilin tha se ishte një investigim i tij.
Nga ana tjetër, Prokuroria për Krime të Rënda ka pranuar edhe zyrarisht nisjen e hetimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/audio-pergjimi-xhafajn-hetuesit-zgjerojne-hetimin-ne-qytetin-e-vlores