Nxori gazetaret nga Komisioni i Ekonomisë, deputetët Braçes: S'duhet ta bëje, kërko falje

2018-05-22 0

Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe është vënë në qendër të kritikave nga deputetët e opozitës, pasi një ditë më parë nxori nga komisioni dy gazetaret Esiona Konomi dhe Marsela Karapanço.

Në nisje të mbledhjes ditën e sotme, deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Florjon Mima iu drejtuan socialistit se veprimi i tij dje ishte i papranueshëm për një njeri i cili ka punuar vetë si gazetar. Por kreu i 'Ekonomisë' ka këmbëngulur se dy gazetaret,kanë thyer rregulloren.