Ora News - Policat e sigurimit me kupon, Braçe: E patolerueshme që s'kanë kasë fiskale

2018-05-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i komisionit të Ekonomisë ka kërkuar formalizimin e shitjes së policave të sigurimit. Gjatë dëgjesës me drejtorin e AMF-së, Erjon Braçe u shpreh se çdo policë sigurimi duhet të shitet me kupon tatimor si çdo produkt tjetër në Shqipëri.

Sipas Braçes nuk duhet të ketë asnjë tolerim për këtë pjesë. Pas kësaj kërkese drejtori i AMF, Ervin Koçi tha se do ti drejtohen me një shkresë zyrtare tatimeve.

Erjon Braçe: "Informaliteti që ekziston në tregun e sigurimeve duhet të marrë fund, sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa asnjë lloj diskutimi që polica e sigurimit duhet të shitet me kaskë fiskale, si çdo produkt tjetër në territorin e Shqipërisë. Kaq është e thjeshtë, do jetë pjesë e rezolutës së këtij komisioni dhe as që diskutohet kjo pikë fare."

Ervin Koçi: "Ne do ti bëjmë shkresë që nesër administatës tatimore por besoj që është në vullnet"

Erjon Braçe: "Nuk është në vullnet kjo gjë. Përsa kohë që administrata tatimore, çdo produkt ia nënshtron kaskës fiskale, pas asnjë lloj diskutimi që duhet ti nënshtrohet edhe ky produkt."

Erjon Braçe kërkoi më shumë kontrolle në treg duke bërë edhe paralajmërim për largime nga detyra në rradhët e AMF-së nëse nuk arrihen rezultate.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policat-e-sigurimit-me-kupon-brace-e-patolerueshme-qe-skane-kase-fiskale