http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Puna e Komisioneve Parlamentare edhe sot u shoqërua me problematike për shkak te aksionit politik te opozitës. Tek Komisioni i Medias munguan deputetet e mazhorances e ne mungese te kundërshtarit politik dhe te kuorumit për te çelur mbledhjen, demokratet shfrytëzuan praninë e gazetareve per te ngritur problematiken e qeverise se lidhur me krimin, ndërsa dënuan bojkotin e PS.
Tek Komisioni i Ligjeve u përsërit e njëjta panorame e këtyre ditëve me akuza e kundër akuza qe u pasuan nga largimi i opozitës.
Ndërsa ne Komisionin e Ekonomisë mbledhja u prish nga nje konflikt mes socialistit Brace dhe demokratit Agron Shehaj.
Shkak per tensionimin e situatës u be reagimi i Agron Shehajt kundër Braces i cili nisi te lexonte gazetën, ndërsa fjalën e kishte marre deputeti Aldo Bumci. Brace kërkoi qe Shehaj te dale jashtë dhe ky ishte moment qe opozita bojkotoi mbledhjen.