http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen masat e sigurisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe atë të Kakavijës.
Policia ushtron kontrolle më të imtësishme, për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike e po ashtu për të mos lejuar shkeljen e rregullave të lëvizjes në zonën shengen nga udhëtaret.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit ka vendosur që të gjitha mjetet e tonazheve të rënda përfshirë edhe autobusët e linjave ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve të kalojnë në procesin e skanimit.
Një gjë e tillë ka sjellë fluks në këtë pikë të kalimit kufitar në juglindje dhe jug të vendit.
Udhëtaret ankohen për vonesa dhe pritje të gjata.
Drejtori i Policisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Arben Joçe sqaroi se në procedurat e procesit të skanimit nuk ka ndryshuar asgjë. Sipas tij pjesë e kontrollit me skaner nuk janë mjetet e vogla: përjashtim bëjnë vetëm ato makina të klasifikuara me risk për shkak të dyshimeve.