Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një deklaratë për gazetarë, Balla tha se ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokaine me persona të rangjeve më të larta të PD.
Balla: Tashmë kjo histori ka degraduar në një lojë "e ka kush e ka" autorësinë e përgjimit, Luli thotë e ka Babalja, Babalja thotë e ka gazetari, ndërsa gazetari thotë që autorësinë e ka PD dhe ajo që po rrezikon të dalë nga kjo histori është që autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe në këtë histori Saliu po na del të dali me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.
Ndërkohë Lulzim Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim i cili tashmë duket ditën për diellë që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit të Brendëshëm. Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë është futur nga Berisha dhe garipat e tij, të cilë tashm, dhe këtu flas për Sali Berishën e ka kuptuar fare mirë që ne e duimë se kush është e vërteta.
Për ti shkuar të vërtetës deri në fund thirrja ime sikruse ditën e parë është ndaj prokuroisë që në mënyrë sa më të shpejtë dhe në një kohë sa më të shkurtër nga çdo laborator i çdo vendi partner të Shqipërisë në luftën tonë kundër krimit të bëjë ekspertizën dhe të nxjerrë përfundimin, kushdo qoftë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/613-kg-kokaine-balla-prisni-ne-ditet-ne-vijim-basha-ne-nje-valle-te-rrezikshme