Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame është shprehur se ka përfunduar procesi i legalizimit për më shumë se 2000 familje në të gjitha qarqet e vendit.
Në një deklaratë për shtyp, Lame tha se është miratuar edhe një shpërblim financiar prej 311 milionë lekësh të reja për 1968 pronarë dhe trashëgimtarë, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.
Kreu i ALUIZNI-t, u shpreh se listat e qytetarëve shqiptarë që do të përfitojnë nga procesi i legalizmit dhe dëmshpërblimit do të publikohet nesër (23 maj).
Lame u bëri thirrje të gjithë ndërtuesve apo subjekteve që kanë ndërtuar pallate, por që më pas i kanë braktisur, që deri të hënën duhet të përfshihen në procesin e legalizimit, në të kundërt do merren masa ekstreme ndaj tyre.
"Në qeveri të VKM-ve, me listat e qytetarëve që ju kalonte pronësia e parcelave ndërtimore për ndërtimet pa leje si edhe VKM-të për miratimin e shpërblimeve për pronarët e vjetër të këtyre parcelave të tokës.
Ky proces bllokimi u përforcua më pas edhe me marrëveshjen politike të 17 majit, siç e dini, siç ju kujtohet atëherë me vendosjen e drejtorëve teknikë, me paralizimin gati të gjithë punës së instituticionit dhe vijoji disi për inerci deri në krijmin e qeverisë së re në shtator të 2017. Ky bllokim artificial i procesit të legalizimeve krijoi një stok qytetarësh që kishin përfunduar procesin administrativ të legalizimit përmes ALUIZNI-t por që nuk mund ta përmbyllnin atë për shkakun e mësipërm, pra i bllokimit të miratimit të vendimeve të qeverisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pallatet-e-braktisura-lame-thirrje-ndertuesve-do-ndermerren-masa-ekstreme-keni-1-jave-kohe