Ora News - Këshilla e Ramës për të dalë nga varfëria: Shtëpitë e rrënuara kthejini në bujtina!

2018-05-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zhvillimi i agroturizmit është rruga përfundimtare e daljes nga varfëria. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama përpara qytetarëve të Tepelenës, ku foli për një sërë projektesh infrastrukturore në këtë zonë.

Sipas kreut të qeverisë projektet e rilindjes urbane në këtë qytet kanë nxitur turizmin dhe kanë rritur çmimin e pronës me të paktën katërfish.

Rama: Ku kalonte ndonjëherë turist në Tepelenë dhe nuk e harroj kur Tërmeti më ka çuar mesazhion e parë, u shfaqën edhe disa suedeze më në fund përballë Ali Pashait. Sa kushtonte një apartament në Tepelenë përpara realizimit të këtyre projekteve?! Kush e shiste 10 mln të vjetra ishte me fat. Sa kushton sot? 40 mln mesatarisht, por ama në qendër të qytetit nuk gjen më njeri që shet apartament.

Për këtë arsye ai u bëri thirrje sipërmarrësve, banorëve dhe emigrantëve që të investojnë në fshatrat turistik, pasi do të kenë mbështetje nga shteti.

Edi Rama: Ka shumë njerëz që lëvizin në fundjavë nga Tirana dhe që kanë destinacione të reja. Të jeni të sigurt që me shumë kënaqësi do të shkonin aty ku ka agroturizëm që nga veri në jug. Ne kemi aprovuar një ligj. Kush e kthehn shtëpinë apo kush investon duke marrë një shtëpi të rrënuar në një bujtinë dhe ndërton një fermë të vogël dhe ka një numër të kufizuar dhomash e para ka tatim fitimi vetëm 5%. E dyta e ka TVSH 6%, e treta merr mbështetje financiare nga shteti.

Prandaj unë dua ti bëj thirrje atyre që janë në emigracion ta shohin këtë mundësi, u bëj thirrje familjeve që janë këtu që bashkë me djemtë dhe vajzat, vëllezërit, xhaxhallaret , dajallaret qe kane ne emigracion të drejtohen në këtë drejtim. Është rruga e daljes përfundimtare nga varfëria.

Nuk është një zonë kjo ku mund të mendojmë zhvillimin e ndonjë bujqësie me prodhim të madh. Nuk është një zonë kjo ku zhvillimi i blektorisë mund të kthehet në një zhvillim industrial, por është një zonë ku blektoria dhe prodhimet blektorale mund t'i shërbejnë tryezave të mikpritjes përmes bujtinave dhe hoteleve të vegjël tradicional të agroturizmit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilla-e-rames-ne-tepelene-ja-si-te-dilni-perfundimisht-nga-varferia

Free Traffic Exchange