Fier/ Juristi i Hipotekës, 300 mijë lekë për pronën - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-05-22 18

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një nëpunës të Hipotekës së Fierit, i cili i merr ryshfet një qytetari 300 mijë lekë për t?i dhënë atë që i takon! Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t?i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave. Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e ?Fiks Fare? faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.