Ora News - Opozita flet për Xhafajn, Spiropali: Grusht shteti ndaj ministrisë së Brendshme

2018-05-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të dytën ditë radhazi deputetët e opozitës kanë vijuar me akuza ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj.

Pavarësisht rendit të ditës nëpër komisione, deputetët e opozitës sapo kanë marrë fjalën janë përqëndruar tek çështja e përgjimeve dhe akuzat ndaj Xhafajt. Këto deklarata janë bërë shkak për ndërprerjen e komisionit të ekonomisë dhe në atë të shëndetësisë, ndërsa në komisionin e edukimit deputetët e mazhorancës nuk janë paraqitur.

Deputetja e PS, Elisa Spiropali akuzoi opozitën se po organizon grusht shteti ndaj ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë.

Spiropali: Kush ka përgjegjësi për këtë çështje, për këtë grusht shteti të organizuar kundër ministrisë së Brenshme dhe Prokurorisë. Kur porkuroria sulmohet me gurë ka ca njerëz në detyrë që dalin përpara. Keni sulmuar me gurë, ujë keni hedhur shashka, tymues kur u zgjidh kryeprokurorja. Problemin e keni tek ajo, na vjen keq tju them që ka mbështeje të madhe nga të gjitha palët dhe do bëjë detyrën e saj deri në fund. Ju qëndroni si burrat dhe të shohim deri në fund si del kjo çështja e Babales që është kthyer në simbolin më të fortë të opozitarizmit. Mos e shani në debate sepse ai ju ka dhënë kauzën më të madhe. Shyqyr që doli flamuri Babales.

Bumçi: Këto janë deputetët që mbrojnë narkoshtetin dhe narkoeurot, eurot e drogës. Edu Rama di vetëm narkodrogën. Fatmir Xhafaj mbron vëllanë e tij narkotrafikant.

Spiropali: Kryetar keni marrë peng këtë komision. Aldo, kemi durim të madh, por jemi këtu për të folur për problemet e shëndetësisë. Disa nga kolegët po flasin sikur kanë pirë gjysma e asaj që ka mbjellë në Lazarat. Jeni bërë të lodhshëm dhe për votuesit tuaj. Si e keni ?Babalen?? Do shohim deri në fund si do dalë kjo çështja e ?Babales? tuaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-flet-xhafajn-spiropali-grusht-shteti-ndaj-ministrise-se-brendshme-dhe-prokuroris