Ora News - Pallatet e braktisura, Lame-ndërtuesve: Do ndërmerren masa ekstreme, keni 1 javë kohë

2018-05-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame është shprehur se ka përfunduar procesi i legalizimit për më shumë se 2000 familje në të gjitha qarqet e vendit.

Në një deklaratë për shtyp, Lame tha se është miratuar edhe një shpërblim financiar prej 311 milionë lekësh të reja për 1968 pronarë dhe trashëgimtarë, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.

Kreu i ALUIZNI-t, u shpreh se listat e qytetarëve shqiptarë që do të përfitojnë nga procesi i legalizmit dhe dëmshpërblimit do të publikohet nesër (23 maj).

Lame u bëri thirrje të gjithë ndërtuesve apo subjekteve që kanë ndërtuar pallate, por që më pas i kanë braktisur, që deri të hënën duhet të përfshihen në procesin e legalizimit, në të kundërt do merren masa ekstreme ndaj tyre.

"Në qeveri të VKM-ve, me listat e qytetarëve që ju kalonte pronësia e parcelave ndërtimore për ndërtimet pa leje si edhe VKM-të për miratimin e shpërblimeve për pronarët e vjetër të këtyre parcelave të tokës.

Ky proces bllokimi u përforcua më pas edhe me marrëveshjen politike të 17 majit, siç e dini, siç ju kujtohet atëherë me vendosjen e drejtorëve teknikë, me paralizimin gati të gjithë punës së instituticionit dhe vijoji disi për inerci deri në krijmin e qeverisë së re në shtator të 2017. Ky bllokim artificial i procesit të legalizimeve krijoi një stok qytetarësh që kishin përfunduar procesin administrativ të legalizimit përmes ALUIZNI-t por që nuk mund ta përmbyllnin atë për shkakun e mësipërm, pra i bllokimit të miratimit të vendimeve të qeverisë.

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë të mbajtur në Gjirokastër u miratuan 4 vendime qeverie që evadojnë pjesën më të madhe të këtij stoku të mbartur. Bëhet fjalë për kalimin e pronësisë për 361 mijë metër katrorë parcela me mbi 2000 familje të shpërndara në të gjitha qarqet e vendit nga Shkodra deri në Sarandë. Gjithashtu njëri prej vendime të miratuara në mbledhjen e djeshme miratoi shpërblimin financiar në shumën e 311 milionë lekësh të reja për 1968 pronarë dhe trashëgimtarë trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.

Duke filluar nga nesër në faqen zyrtare të ALUIZNI-t, në faqen tonë zyrtare në Facebook dhe në të gjitha gazetat e nesërme do të gjeni listat e të gjithë qytetarëve përfitues. Me kënaqësi lajmëroj të gjitha familjet që prej gati një vit presin kalimin e parcelës së pronësisë se ky proces ka përfunduar. Ftoj qytetarët që kanë qenë në pritje gjatë kësaj periudhe dhe që gjejnë emrin në luistat që do të publikohen nesër që duke filluar nga dita e hënë të fillojnë të paraqiten pranë drejtorive tona rajonale për të përmbyllur procesin e legalizmit.

Lajmërimi do të bëhet edhe në rrugë zyrtare nëpërmjet postës. Por më e sigurta dhe më e shpejta është që qytetarët të konsultohen me gazetat dhe me mediat në listat tona për të gjetur emrin. Sot dua të bëj thirrje edhe për një çështje tjetër. Siç jeni në dijeni, vitin e kaluar në janar qeveria miratoi nëj prej vendimeve më të rëndëishme në fushën e formalizimi...

Free Traffic Exchange