Ora News - Audio përgjimi, Iljazaj: Materiali nga një person që ka probleme me ligjin

2018-05-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I Ftuar ne studion e lajmeve ne Ora News , drejtor i Media Mapo, Ervis Iljazaj, e justifikoi përdorimin e video-përgjimin të rënë në duart e Partise Demokratike, që pretendohet se përfshin në trafik narkotikësh vellain e ministrit të Brendshëm Xhafaj, por e cilësoi të papranueshme, që një subjekt politik, të kthehet në mburojë të individëve që kanë probeleme me ligjin.

Iljazaj: Unë jam pro marrjes përsipër të PD të materialit që sillet nga gazetaria, por jam kundër materialeve që sillen me njerëz me probleme me ligjin, sic ishte dëshmitari X. Nuk e imagjinoj që një parti politike të bëhet mburojë e një personi që ka probleme me ligjin.

Megjithë diskutimin për vërtetësinë ose jo të materialeve të publikuara nga PD, Iljazaj vlerëson se ato e bëjnë ministrin Xhafaj të atakueshem duke i lënë të vetmet alternativa në këto rrethana, dorëheqjen ose shkarkimin.

Iljazaj: Fatmir Xhafaj ose duhej të dorëhiqej dhe sinqerisht prisja ta shkarkonte për arsye parimore dhe morale, sepse fakti që ka të implikuar vëllain në këtë histori e bën atë të atakueshëm.

Iljazaj hodhi idenë, se Xhafaj mund të jetë i mbrojtur edhe ndërkombetarët, çka e bën kryeministrin te papushtetshem perball tij.

Iljazaj: Nëse kjo është e vërtetë që atë e mban në atë pozicion ambasada amerikane, ambasadori Donald Lu të dalë dhe të shprehet.

Megjithate drejtori i Media Mapo tha se e vërteta nuk mund të gjykohet nga materialet e publikuara nga PD por duhet pritur fjale e drejtësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/audio-pergjimi-iljazaj-materiali-nga-nje-person-qe-ka-probleme-me-ligjin

Free Traffic Exchange