Historia e Agron Xhafajt, që është vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj prej gati dy javësh është duke dominuar opinionin publik. Kjo nisi kur tre zyrtarë të PD denoncuan një përgjim misterioz, që mbetet në rrethana të dyshimta si u realizua.
Tre zyrtarët u thirrën sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa njëri prej tyre, ish-ministri teknik, eksperti i PD Gazmend Bardhi ishte i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv.
Ai u shpreh se në prokurori iu bënë 2-3 pyetje për përgjimin misterioz, qëndroi rreth 20 minuta, por shtoi se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi nuk mund të nxjerr sekretin hetimor.