Report TV - Nëna që u përplas me bodigardët e Metës, sot iu ankua Ramës

2018-05-21 0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme në Gjirokastër një dëgjesë me qytetarët në kuadër të 'Llogaridhënies' që qeveria ka nisur me qytetarët. Ishin të shumtë qytetarët që iu ankuan kryeministrit për problemet e tyre, ndërsa mes tyre ishte dhe një grua, e cila pak ditë më parë u përplas me bodigardët e Presidentit gjatë vizitës së tij në Gjirokastër. Qytetarja, Teuta Murataj iu ankua Ramës se i kishin hequr vajzën nga puna në kohën që ministër Drejtësie ishte Nasip Naço, ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se pas takimit bisedo me zv/ ministren e Drejtësisë.

Teuta Murataj: Unë jam invalide se vuaj nga dy kancere, i gjirit dhe i mitrës, të falenderoj për onkologjikun e Tiranës, kishte një aparaturë moderne. Ankesa e ime si nënë është se kjo vajzë, që është studente e ekselencës është trajtuar me bursë nga Juridiku i Tiranës, ka punuar 7 vjet në Ministrinë e Drejtësisë si specialiste e të Përndjekurve politik. Ka dy vjet pa punë dhe arsyeja është se kur vajza ime lindi fëmijën e dytë, e hoqi nga puna Nasip Naço.

Rama: Këtu është zv/ministrja e Drejtësisë, takojeni dhe zgjidheni këtë çështje pas takimit

Free Traffic Exchange