Ora News - Tym i bardhë në Itali, Giuseppe Conte kryeministër i qeverisë politike

2018-05-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 80 ditë bisedimesh, Lëvizja 5 Yjet dhe Lidhja e ekstremit të djathtë i kanë paraqitur Presidentit të Italisë emrin e Giuseppe Conte për Kryeministër të vendit.

11 javë pas zgjedhjeve jo-vendimtare, partitë kanë rënë dakord edhe për qeverinë e konsideruar politike programi i të cilit parashikon miliarda euro në shkurtime taksash, shpenzime shtesë për mirëqenien e të varfërve dhe rishikim të reformave të pensionit.

Në deklaratën për medias pas takimit me Presidentin, Luigi Di Maio, i përgjigjet dhe kritikëve teksa shprehet: "Na lini të fillojmë, pastaj kritikoni".

Pas marrjes së firmës prej presidentit Sergio Mattarella, do të nisë puna për miratimin e Kabinetit Qeveritar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tym-i-bardhe-ne-itali-giuseppe-conte-kryeminister-i-qeverise-politike

Free Traffic Exchange