Ora News - Gardh në kufirin Mali i Zi-Shqipëri?

2018-05-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

550 klandestinë janë ndaluar nga autoritetet shqiptare në tentativë për të kaluar ilegalisht drejt Malit të Zi si pjesë e rrugës së re ballkanike të trafikimit të emigrantëve drejt BE. Por ata që kanë depërtuar përtej duket se kanë shqetësuar Podgoricën, ku zyrtarët e kufirit kanë hedhur idenë e një gardhi si masë parandaluese. Ora News ishte sot në kufirin me Malin e Zi dhe sjell rrugët e klandestinëve në rrugën drejt BE.

Nga pikat e përbashkëta të kalimit kufitar dhe patrullimet e dy policive në dy anët e kufirit për sezonin turistik, Shqipëria dhe Mali i Zi rrezikojnë të ndahen me një gardh me tela, me synim ndalimin e emigrantëve klandestinë.

Vojisllav Dragovic, shef i Departamentit për mbikëqyrje të kufirit shtetëror në Malin të Zi, e dha sinjalin e parë për një masë të tillë drastike dhe madje ndihmë për këtë hap është e gatshme t?ia ofrojë edhe Hungaria, e cila plot 25 kilometer gardh mund t?ia dhurojë këtij shteti.

Arsyet janë të forta për autoritetet malazeze, ndërsa zyrtarisht mësohet nga policia e kufirit se janë 550 raste të frenuara brenda këtij viti, e shumë të tjerë që kanë arritur të kalojnë pa u pikasur nga pala shqiptare.

Kufiri i gjelbërt është zgjidhja dhe dy janë shtigjet kryesore, të cilat kalojnë përmes një fshati të vetëm, Muriqanit në njësinë Ana e Malit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gardh-ne-kufirin-mali-i-zi-shqiperi