Report TV - Kontrabandonin në Shqipëri Range Rover luksozë, shkatërrohet banda

2018-05-21 0

Prokuroria e Tiranës ka shkatërruar një grup të mirëorganizuar i cili trafikonte kontrabandë në vendin tonë automjete tip Range Rover të vitit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.

Disa doganierë, një punonjës i agjencisë së regjistrimit të automjeteve dhe disa biznesmenë janë arrestuar për veprat penale si shëprdoirim detyre, falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve dhe tregtimi i mallrave kontrabandë.

Duke qenë se sipas ligjit shqiptar automjetet që kanë më pak se 10 vjet që nga vitprodhimi i tyre kanë një tarifë më të lartë doganore, grupi duket se duke flasifikuar dokumentet i ka deklaruar si më të vjetra veturat, në mënyrë që të paguante një tarifë më të vogël doganore, çka do ta rriste ndjeshëm fitimin e grupit në fjalë me shitjen e makinave Range Rover në tregun vendas.

Free Traffic Exchange