Report TV - Shkodër, prokuroria vendosi sekuestro për dy biznese, por ata vazhdojnë punën

2018-05-21 2

Prokuroria e Shkodrës del bllof me sekuestrot e pasurive të të implikuarve në aktivitete të paligjshme. Tre dite më parë Prokuroria dhe Policia e Shkodrës kanë njoftuar sekuestrimin e 7 pasurive të paluajtshme në pronësi të Ndue Pepajt, 29 vjeç nga Hoti i Malësisë së Madhe, por edhe të afërmve të tij.

Sekuestrimet janë bëre sepse ?nga hetimet ka rezultuar se kjo pasuri është e vendosur nga të ardhurat e veprimtarisë kriminale, pasi shtetasi Ndue Pepaj është person me precedent kriminal. Mes sekuestrove të tjera, të cilat janë paraqitur edhe në foto, është edhe një hotel. Por administratori i faqes në Facebook bën edhe humor, duke lënë të kuptohet se është i hapur normalisht., madje ka publikuar edhe video të vazhdimit të aktivitetit që vijon të punojë normalisht.

Një ditë më vonë po prokuroria e Shkodrës sjell njoftim se nen sekuestro është vënë dhe Bar ?Tata? në lagjen Manush Alimani në Shkodër, ?pasi grupi i kryesuar nga Rinard Tata, dhe 10 persona të tjerë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Edhe në këtë rast është luajtur bllofi pasi konstatohet se tek Bar Tata puna vijon normalisht.