Gjirokastër, Rama kritikon bashkinë për rrëshqitjet e dherave: Së shpejti nis rruga Kardhiq-Delvinë

2018-05-21 0

Qeveria është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës në një mbledhje dy ditore, ndërsa kryeministri Edi Rama doli pasditen e sotme në një komunikim me mediat duke listuar projektet e qeverisë për këtë qark dhe atë se çfarë është bërë deri tani. 'By-pass'-i i Tepelenës dhe rruga Kardhiq-Delvinë janë dy nga projektet madhore që Rama u shpreh se do të fillojnë së shpejti.

Një pikë e rëndësishme ku u ndal kryeministri ishin edhe rrëshqitjet e dherave në dy lagje në Gjirokastër, ku u rrezikuan dy pallate, ndërsa shigjetoi bashkinë e drejtuar nga LSI.

Shefi i qeverisë tha se nuk ka pasur shumë gatishmëri nga bashkia, por falë ndërhyrjes së qeverisë është zgjidhur. Sipas kryeministrit projekti është studiuar dhe do të ketë një ndërhyrje të plotë në këtë zonë ku ka pasur rrëshqitje të dherave.

Free Traffic Exchange